Projekti evropian: domethënia, përkatësia, zgjerimi? Perspektiva franceze [fr] [mk]

Sebastian Majar, drejtori i Institutit “Zhak Delor”, mbajti ligjëratë në Sekretariatin për Çështje Evropiane, me titull "Projekti evropian: domethënia, përkatësia, zgjerimi? Perspektiva franceze ”, në prani të sekretares së shtetit për Çështje Evropiane, znj. Kalinka Gaber. Duke këmbëngulur në themelet e ndërtimit evropian, ai rikujtoi se paqja, prosperiteti ekonomik dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian, mbeten edhe më tej objektiva aktualë, në mënyrë që kontinenti ynë të mund të përmbushë rolin e tij në nivel global.

Parisi nuk ka asnjë dyshim, se vendi i Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian, ndërsa kryetari i Republikës së Francës, z. Emanuel Makron, kërkon që BE-ja të luajë rolin e saj mbrojtës, të jetë e bashkuar dhe efikase. Diskutimi që pasoi pas prezantimit të tij, ndihmoi në thellimin e metodologjisë së re, të paraparë për anëtarësimin progresiv, e më pas u shtjelluan edhe marrëdhëniet BE-SH.B.A., efektet e mundshme të Brexit-it (daljes së Britanisë së Madhe) dhe fillimi i një konference për të ardhmen e Evropës. Z. Sebastian Majar, prezantoi librin e tij, i shkruar në bashkautorësi me kryetarin e Institutit “Delor”, z. Enriko Leta, me titull "Si të ndërtohet Evropa, në këtë botë brutale". Ambasadori organizoi pritje në Rezidencën e Francës, për përfaqësuesit e Sekretariatit për Çështje Evropiane, diplomatët dhe hulumtuesit, me ç ‘rast u mundësua që të vazhdohet me diskutime dhe shkëmbime në këtë temë.

publie le 22/01/2020

hautdepage