Të premten, më 2 tetor, ambasadori u takua me ministren e arsimit dhe shkencës, znj. Milla Carovska. Gjatë këtij takimi, ambasadori përgëzoi ngrohtësisht znj. Carovska për emërimin e saj në postin e ministres dhe shfrytëzoi rastin të shpreh dëshirën e tij për vazhdimin e marrëdhënieve të shkëlqyera me dikasterin e saj.
Të premten, më 2 tetor, ambasadori u takua me ministren e arsimit dhe shkencës, znj. Milla Carovska. Gjatë këtij takimi, ambasadori përgëzoi ngrohtësisht znj. Carovska për emërimin e saj në postin e ministres dhe shfrytëzoi rastin të shpreh dëshirën e tij për vazhdimin e marrëdhënieve të shkëlqyera me dikasterin e saj. Në takim ata biseduan për fushat që lidhen me bashkëpunimin dypalësh: promovimi i gjuhës frënge në sistemin arsimor të Maqedonisë së Veriut, mbarëvajtja e paraleleve bilinguale të shkollave të mesme-gjimnazeve, ngritja dhe përparimi i Shkollës Ndërkombëtare Franceze në Shkup dhe perspektivat për shkëmbime të studiuesve shkencorë. Ambasadori vuri në pah mundësitë e ofruara nga anëtarësimi i vendit në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe nderoi mësimdhënësit e frëngjishtes, të cilëve do t’u kushtohet edhe një ditë ndërkombëtare, gjegjësisht 26 nëntori i këtij viti.