Protokolli i Traktatit të Atlantikut të Veriut mbi pranimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut [fr] [mk]

Procesverbali i Këshillit të Ministrave, i datës 17 korrik 2019, Protokolli i Traktatit të Atlantikut të Veriut mbi pranimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme ka paraqitur një projekt-ligj, që autorizon ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për pranimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Hyrja në fuqi e protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut mbi pranimin e Maqedonisë së Veriut, do ti mundësojë këtij vendi që të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës Veri-Atlantike, në momentin kur 29 vendet anëtare të NATO-s, do të njoftojnë për ratifikimin nga ana e tyre.

Aderimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do të forcojë sigurinë e rajonit dhe atë të aleancës në tërësi.
Franca do të jetë posaçërisht vigjilente në lidhje me respektimin e parimeve kryesore të procesit të zgjerimit të NATO-s, si dhe në vlerësimin e meritave të vendeve kandidate dhe kontributit të tyre në sigurinë e hapësirës euroatlantike.

JPEG

publie le 20/07/2019

hautdepage