Radmilla Shekerinska u dekorua me medaljen Komandant i Urdhrit Kombëtar të Meritës [fr] [mk]

Më 31 maj 2018, znj. Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministre dhe ministre e Mbrojtjes, u dekorua me medaljen Komandant i Urdhrit Kombëtar të Meritës nga znj. Zheneviev Darriesek, sekretare shtetërore në Ministrinë e Mbrojtjes, në emër të kryetarit të Republikës së Francës, në një pritje të organizuar në nder të saj në rezidencën e Francës.

Ky urdhër, i krijuar në vitin 1963 nga gjenerali De Gol, i vlerëson dhe i çmon meritat e shquara, në fushën ushtarake apo civile. Znj. Shekerinska e pranon këtë dekoratë, në sajë të kontributit të saj të veçantë në zhvillimin e marrëdhënieve midis Maqedonisë dhe Francës, si dhe angazhimit të saj në promovimin e vlerave evropiane në Maqedoni. Kontributi i zonjës Radmilla Shekerinska në procesin e afrimit të vendit të saj me BE-në është theksuar sidomos gjatë mandatit të saj si zëvendëskryeministre për integrime evropiane, nga viti 2002 deri 2006, kur Këshilli Evropian vendosi që më 17 dhjetor 2005 t’i jap Maqedonisë statusin zyrtar të vendit kandidat. Në mesin e mysafirëve të pranishëm ishin edhe kryeministri z. Zoran Zaev, mandej ministri për Çështje Evropiane, ministri i Punëve të Brendshme, ai i Arsimit, ministri i Punëve të Jashtme, ministri për Komunikim dhe Reformë Administrative, ambasadori i SHBA-ve, ambasadorët e Gjermanisë, Bullgarisë dhe Kroacisë, i deleguari i BE-së dhe përfaqësuesi i NATO-s, si dhe figura tjera civile dhe ushtarake. Fituesi i kësaj dekorate mbajti një fjalim, duke rikujtuar marrëdhëniet e saja të veçanta me Francën, angazhimin e Francës në favor të vendit të saj, duke avokuar për vazhdimin e përkrahjes për anëtarësim të Maqedonisë në BE.

publie le 05/06/2018

hautdepage