Më 16 mars, ambasadori u takua me z. Zijadin Sela, kryetar i partisë Aleanca për Shqiptarët, i zgjedhur në Kongresin e kësaj partie më 10 mars 2018.
Me këtë rast, bashkëbiseduesit biseduan për situatën aktuale politike në vend, si dhe për çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin e reformave dhe vazhdimin e rrugës drejt integrimeve, me qëllim arritjen dhe konkretizimin e reformave, që priten në interesin e përgjithshëm të vendit dhe të komuniteteve.