Reforma dhe dialog [fr] [mk]

Të premten, më 2 mars ambasadori u takua me sekretarin e Përgjithshëm dhe deputetin nga radhët e LSDM-së, z. Aleksandar Kiracovski.

Gjatë takimit, ata diskutuan mbi temat lidhur me zbatimin e reformave të parashikuara nga agjenda 3-6-9 dhe marrjen e rrugës drejt integrimeve, drejt të cilave vendi aspiron që nga pavarësia e tij, për t’u bërë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian dhe i NATO-s. Franca është e përkushtuar në përkrahjen e Maqedonisë për ta shoqëruar atë në këtë rrugë. Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu për mundësitë e përmirësimit të funksionimit të parlamentit pëmes promovimit të dialogut politik, i cili është thelbësor për procesin demokratik në Maqedoni.
JPEG

publie le 06/03/2018

hautdepage