Reforma e sistemit gjyqësor të Maqedonisë së Veriut në fokus të interesave franceze [fr] [mk]

Të martën, më 17 nëntor, ambasadori, i shoqëruar nga gjyqtarja ndërlidhëse me përgjegjësi rajonale për Evropën Juglindore, u takua me ministrin e drejtësisë, z. Bojan Mariçiq.

Të martën, më 17 nëntor, ambasadori, i shoqëruar nga gjyqtarja ndërlidhëse me përgjegjësi rajonale për Evropën Juglindore, u takua me ministrin e drejtësisë, z. Bojan Mariçiq. Pasi e uroi atë për emërimin në postin e ambasadorit, ministri theksoi se Maqedonia e Veriut vlerëson lart mbështetjen e Francës, veçanërisht përmes bashkëpunimit midis Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve dhe Shkollës Kombëtare të Magjistraturës (Shkollës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Francë). Nga ana e tij, ambasadori theksoi rëndësinë që i kushtohet reformës të sistemit gjyqësor dhe vendosjes së sundimit të ligjit në shërbim të qytetarëve, sepse një gjë e tillë bën pjesë në kuadër të përparësive franceze për bashkëpunim në drejtim të mbështetjes së negociatave të vendit me BE-në.

publie le 19/11/2020

hautdepage