Rimëkëmbja e Katedrales “Notre-Dame” (Shën Mërisë) në Paris: grumbullimi i donacioneve [fr] [mk]

Pas flakëve të zjarrit, që kaploi dhe shkatërroi një pjesë të Katedrales “Notre-Dame” (Shën Mërisë) në Paris, aktivitetet e dhurimit për rimëkëmbjen e saj u bënë gjithnjë e më të shumta. Pjesëmarrësit koordinohen me shtetin francez, që t`i mundësohet të gjithëve që të kontribuojnë në restaurimin e kësaj katedrale të çmuar.

Të hënën, më 15 prill, Katedralja “Notre-Dame” (shq. Shën Mërisë) në Paris u kaplua nga një zjarr masiv. Struktura e katedrales, fasada dhe dy kullat u shpëtuan nga djegia, por kulmi i navatës, korit dhe transeptit (pjesa e futur anësore), si dhe kulla, u dogjën nga flakët.

JPEG

Ku dhe si të dhuroni për rimëkëmbjen e katedrales?

Siç premtoi Emanuel Makron, kryetari i Republikës së Francës, katedralja do të rindërtohet tërësisht. Por, ky rindërtim ka çmimin dhe shpenzimet e veta. Kjo është arsyeja, se pse ne kemi nevojë për bujarinë dhe zemërgjerësinë nga të gjithë ju.

Që të informoheni dhe të bëni donacionin: www.rebatirnotredame.gouv.fr

publie le 26/04/2019

hautdepage