Rruga për në BE dhe në NATO: perspektivat dhe sfidat [fr] [mk]

Të martën, më 28 janar, ambasadori, në prani të kryetarit të vendit, z. Pendarovski dhe disa kolegëve të tij ambasadorë, mori fjalën në tryezën e rrumbullakët "Rruga për në BE dhe në NATO: perspektivat dhe sfidat", e organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve në Maqedoninë e Veriut.

Me këtë rast, ai përshëndeti pranimin e ardhshëm të vendit në Aleancë, por gjithashtu edhe interesin e shprehur, për të marrë pjesë në aksionet e mbrojtjes në kontekstin evropian. Ambasadori nënvizoi rëndësinë e përgatitjes në vijim e sipër, të një metodologjie të re të besueshme, e cila do të bëjë të mundur parashikimin, mbi baza reale dhe me përfitime të prekshme, të hapjes së negociatave për pranimin në një Bashkim Evropian të vet-reformuar, në përputhje me fjalimin e mbajtur nga kryetari i Francës, në shtator të vitit 2017, në Sorbonë.

publie le 03/02/2020

hautdepage