Ruajtja e trashëgimisë natyrore dhe kulturore e rajonit të Ohrit dhe të Strugës [fr] [mk]

Nga dita e hënë, 1 korrik e deri të martën, më 2 korrik, ambasadori ishte për vizitë në Ohër dhe në Strugë. Me këtë rast, ai u takua fillimisht me kryetaren e këshillit komunal të Ohrit, znj. Zhivka Angelovska, e pastaj me njëzet OJQ lokale. Ai u takua poashtu edhe me kryetarin e degës lokale të VMRO-së, z. Mitre Millosheski, si dhe me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, z. Zijadin Sela.

Në mbrëmje, ambasadori së bashku me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, z. Arbër Ademi, bëri hapjen e Unversitetit Veror në Strugë. Vizita përfundoi të nesërmen, me takimin e tij në komunën e Strugës, me kryetarin e kësaj komune, z. Ramiz Merko. Me të gjithë këta bashkëbisedues, ambasadori bisedoi për situatën aktuale politike, si dhe për ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore, të rajonit të Ohrit dhe të Strugës. Franca është e gatshme, që përmes aksioneve të saja të bashkëpunimit t’i mbështesë të gjithë palët e tanguara: qeverinë, autoritetet lokale, OJQ-të dhe shoqërinë civile.

publie le 03/07/2019

hautdepage