Një grup i njohur farmaceutik francez në Maqedoni [fr] [mk]

Të martën, më 16 tetor, grupi farmaceutik francez, animoi një prezantim për vaksinimin, në prani të ministrit të Shëndetësisë, z. Venko Filipçe dhe të punësuarve në fushën e shëndetësisë.

Folësit theksuan rëndësinë e vaksinimit dhe sqaruan rolin e vaksinave në formën e një platforme edukuese për popullsinë, të titulluar "Mbrojtja kundër gripit, rëndësia e vaksinimit dhe roli i vaksinave". Me këtë rast, ambasadori theksoi cilësinë tradicionale të marrëdhënieve tona në fushën e shëndetësisë, duke përfshirë zgjedhjen e profesorit Zoran Gutçev, endokrinolog dhe pediatër i shquar, si dhe lidhjet e shumta të krijuara gjatë kohës së studimeve të mjekëve nga Maqedonia në Francë.

Ai bëri të ditur se Agjencia Franceze e Zhvillimit, tani e tutje, mund të veprojë edhe në Maqedoni, posaçërisht në fushën e shëndetësisë, me ç`rast do të hapte mundësi të reja, të cilat ai sapo i ka diskutuar edhe me ministrin. Bashkëpunimi me kompaninë franceze me reputacion ndërkombëtar “SANOFI Pasteur”, është një element i rëndësishëm në këtë fushë, në të cilën dëshirojmë të japim kontributin tonë të plotë.

publie le 19/10/2018

hautdepage