Të enjten, më 3 dhjetor, ambasadori u takua me zëvendëskryetarin e qeverisë, i angazhuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për zhvillim të qëndrueshëm dhe resurse njerëzore, z. Ljupço Nikollovski.
Të enjten, më 3 dhjetor, ambasadori, i shoqëruar nga këshilltari i parë, u takua me zëvendëskryetarin e qeverisë, i angazhuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për zhvillim të qëndrueshëm dhe resurse njerëzore, z. Ljupço Nikollovski. Ky takim ishte rast i volitshëm për ministrin, për të informuar ambasadorin mbi funksionimin e ministrisë së tij dhe për të falënderuar Francën për mbështetjen e saj të përhershme, në kuadër të procesit të integrimit evropian, duke nënvizuar vullnetin e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, për të mbajtur fokusin të orientuar në këtë drejtim. Ministri dhe ambasadori u pajtuan, që duhet të jepet kontribut maksimal në përshpejtimin e reformave të kërkuara nga BE-ja, veçanërisht në kontekstin e luftës kundër korrupsionit, në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Fotografia : qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut