Seanca e Këshillit Kombëtar për eurointegrime [fr] [mk]

Të enjten, më 20 qershor, ambasadori i Francës, së bashku me kolegun e tij gjerman, mori pjesë në seancën e Këshillit Kombëtar për integrime evropiane, e kryesuar nga deputeti, z. Nikolla Poposki, ish-ministër i Punëve të Jashtme, në prani të zëvendëskryeministrit përgjegjës për Çështje Evropiane, z. Bujar Osmani, anëtarëve të Komisionit për Çështje Evropiane, atyre të Komisionit për Politikë të Jashtme, Komisionit të përbashkët parlamentar RMV-BE, përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile dhe ambasadorëve të shteteve anëtare të BE-së.

Me këtë rast ambasadori theksoi se vendi ka bërë përparime, por që ka ende punë të rëndësishme, për të përmbushur axhendën e përcaktuar në qershor të vitit 2018, duke përfshirë Ligjin për Prokurorin Special, ndërkaq në anën tjetër, duhet që edhe Bashkimi Evropian, gjithashtu të ripërtërijë kornizën e tij, për të qenë gati për të mirëpritur vendet e Ballkanit Perëndimor.

publie le 24/06/2019

hautdepage