Sekretariati për Çështje Evropiane, më shumë koordinim për më tepër përngjashmim dhe përbashkim [fr] [mk]

Të premten, më 7 qershor, ambasadori bëri hapjen e seminarit të tretë ndërkombëtar të shkëmbimit të mendimeve dhe ideve, me titull "Sekretariati për Çështje Evropiane, më shumë koordinim për më shumë përvetësim (përngjashmim)", organizuar nga z. Fransua Lafon, ekspert i qeverisë franceze në zyrën e zëvendëskryeministrit, z. Bujar Osmani.

Veprimtaria është pjesë e një sërë aktivitetesh të organizuara me mbështetjen e Ambasadës së Francës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, me qëllim forcimin e Sekretariatit për Çështjet Evropiane, si dhe për të shoqëruar Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj evropiane. Seminari organizohet në vazhdën e strategjisë së re franceze për Ballkanin, e bërë publike nga kryetari Makron në Samitin e Berlinit.

publie le 12/06/2019

hautdepage