Seminar për zbatimin e kodit të etikës nga ana e deputetëve [fr] [mk]

Në partneritet me Kuvendin, Ambasada e Francës, organizoi një seminar, më 22 prill, në Shkup, me qëllim dhënien e kontributit në zbatimin e kodit të etikës nga ana e deputetëve. Gjatë hapjes së seminarit, së bashku me kryetarin e Kuvendit, z. Talat Xhaferi, ambasadori rikujtoi mbështetjen konkrete që autoritetet franceze sjellin në luftën kundër korrupsionit, si një kusht thelbësor i afrimit evropian të vendit.

Ai, poashtu theksoi rëndësinë e miratimit të shpejtë dhe konsensual të Ligjit për shërbimet e Prokurorisë Speciale. Profesori i së drejtës kushtetuese dhe ish-deontologu (profesionist në fushën e etikës) i Asamblesë Kombëtare Franceze, z. Ferdindand Mele-Sukramanie, nga ana e tij shpalosi dhe shkoqiti pesë rekomandime: informatën, saktësinë, parandalimin, sanksionin dhe trajnimin. Seminari mblodhi së bashku mbi gjashtëdhjetë personalitete, kryesisht anëtarë të Komisionit Parlamentar për Çështje të Procedurave, Imuniteteve dhe Mandateve, përgjegjës për çështjet etike në Kuvend, por edhe deputetë të tjerë dhe anëtarë të administratës shtetërore, si dhe përfaqësues të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

publie le 26/04/2019

hautdepage