Seminari i Zyrës së Bashkëpunimit Rajonal për të Rinjtë (RYCO) [fr] [mk]

Të mërkurën, më 18 shtator, ambasadori mori pjesë në seminarin e Zyrës së Bashkëpunimit Rajonal për të Rinjtë (RYCO), në prani të ministrit për Punë të Jashtme, z. Nikolla Dimitrov, të drejtorit të Agjencisë për Rini dhe Sport, z. Darko Kaevski, zëvendës-sekretarit të përgjithshëm të RYCO-s, z. Fatos Mustafa, një përfaqësuese nga Ambasada e Gjermanisë, si dhe të përfaqësuesve të gjashtë shteteve anëtare të RYCO-s.

Në këtë tubim u paraqit bilanci pozitiv i tre viteve të para të këtij institucioni, i krijuar në vitin 2016 në Paris, bazuar në modelin e Zyrës franko-gjermane për të rinjtë. Franca sapo ka rishfaqur mbështetjen e saj, përmes dërgimit të një vullnetari ndërkombëtar me seli në Tiranë, si dhe përmes financimit të një projekti rajonal të sipërmarrjes.

publie le 20/09/2019

hautdepage