Seminari rajonal, i organizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë (OIF) [fr] [mk]

Të martën, më 10 shtator, ambasadori, së bashku me ministren e Mbrojtjes, znj. Radmilla Shekerinska, hapi seminarin rajonal të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (ONF), kushtuar barazisë midis grave dhe burrave. Këtë vit, u mblodhën dhe u takuan në Shkup korrespondentët kombëtarë të ONF-së nga rajoni i Evropës Qendrore dhe Lindore, të shoqëruar nga ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët punuan përgjatë dy ditëve, për të identifikuar praktikat e mira që mundësojnë fuqizimin ekonomik të femrave.

Me këtë rast, u organizua gjithashtu edhe një recepcion (pritje) në Rezidencën e Francës, për nder të vlerave të Frankofonisë dhe për të potencuar sfidën, që përfaqëson lufta për barazi dhe ajo kundër stereotipave, si njëri nga prioritetet më të mëdha të mandatit pesë-vjeçar të kryetarit të Republikës, z. Emanuel Makron.

publie le 19/09/2019

hautdepage