Seminari rajonal për luftën kundër trafikimit të armëve dhe eksplozivëve [fr] [mk]

Të martën, më 2 tetor, ambasadori bëri hapjen e seminarit rajonal për luftën kundër trafikimit të armëve dhe eksplozivëve në Ballkanin Perëndimor, në prani të ministrit për Punë të Brendshme z. Oliver Spasovski.

Ky seminar dyditor, i organizuar nga Atasheu për Siguri të Brendshme Rajonale i Ambasadës së Francës në Kroaci dhe Atasheu për Siguri të Brendshme i Ambasadës së Francës në Maqedoni, ofroi mundësinë për të bërë përmbledhjen e situatës aktuale në këtë zonë të përshtatshme për trafikime. Delegacionet pjesëmarrëse, të ardhura nga vendet e rajonit, bënë prezantimet e punimeve të tyre, që u kushtohen në njërën anë kontributit të teknologjive në zbulimin dhe identifikimin e armëve, e në anën tjetër ofrojnë mënyrat e ndryshme për të përmirësuar luftën kundër trafikimit të armë të lehta të kalibreve të vegjël.

Në fjalën e tij, ambasadori theksoi se ky seminar ishte në përputhje me bashkëpunimin tashmë të vendosur në nivelet rajonale dhe evropiane ", bëhet fjalë për një shembull të shkëlqyer të Evropës që ne e duam, efikase, operative dhe në shërbim të sigurisë së qytetarëve ". Ai, poashtu vlerësoi lart bashkëpunimin e shkëlqyeshëm bilateral me Maqedoninë dhe uroi që të ketë shumë zhvillime pozitive në të ardhmen e afërt në fushën e luftës kundër krimit.

publie le 05/10/2018

hautdepage