Sesioni i filmit francez në Kumanovë [fr] [mk]

Të enjten, më 25 tetor, ambasadori hapi mbrëmjen e filmit, gjegjësisht kinemasë franceze, në Shtëpinë e Zejtarëve në Kumanovë, me z. Goran Mitevski, përgjegjës për marrëdhëniet ndërkombëtare në komunën e Kumanovës.

Shfaqja e komedisë "Gratë nga kati i 6-të", shënon itinerarin dhe fillimin e vargut të shfaqjes së filmave francezë, të titruar në dy gjuhët kryesore të vendit, pra në maqedonisht dhe shqip, të përgatitura nga Instituti Francez në Shkup. Ambasadori, në fjalimin e tij, vuri në pah karakterin shembullor të këtij qyteti simbolik të bashkëjetesës në Maqedoni, mes komuniteteve të ndryshme. Shfaqja e filmit synonte gjithashtu të inkurajonte nxënësit që mësojnë frëngjisht, e posaçërisht nxënësit e paraleleve dygjuhëshe të këtij qyteti, si dhe profesorët e tyre, të pranishëm në numër tejet të madh në sallën e shfaqjes.

publie le 29/10/2018

hautdepage