Sesioni i parë ndërkombëtar destinuar për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga ana e Institutit të Studimeve të Larta të Mbrojtjes Kombëtare (IHEDN) [fr] [mk]

Të hënën, më 20 maj, ambasadori priti anëtarët e delegacionit maqedonas, që ishin të ftuar nga Instituti i Studimeve të Larta të Mbrojtjes Kombëtare (IHEDN) i Parisit, nga data 2 deri më 10 maj, në sesionin e parë ndërkombëtar destinuar për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë këtij takimi në Rezidencën e Francës, pjesëmarrësit e Ministrisë së Mbrojtjes, Punëve të Jashtme dhe Fakultetit të Sigurisë shprehën kënaqësinë e tyre të madhe, në lidhje me zhvillimin e punimeve të seminarit dhe me cilësinë e folësve. Me këtë rast u dhanë edhe sugjerime për forume të tjera të këmbimit, që do të mbahen në të ardhmen, si dhe për zhvillimin dhe thellimin e bashkëpunimit tonë.

JPEG

publie le 23/05/2019

hautdepage