Sfidat e zhvillimit lokal të Gostivarit [fr] [mk]

Në kuadër të vizitës së tij në Gostivar, ambasadori u takua me nënkryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe gjithashtu kryetar i degës lokale të BDI në Gostivar, z. Nevzat Bejta, si dhe më pas me z. Dragoljub Filipovski, kryetar i degës lokale të LSDM-së në Gostivar dhe me këshilltarët e kësaj partie në Këshillin Komunal të Gostivarit.

Me të gjithë këta bashkëbisedues, ambasadori bisedoi për situatën aktuale politike, perspektivat evropiane të Maqedonisë së Veriut, si dhe për sfidat e zhvillimit lokal. Vizita e tij përfundoi me një vizitë në Xhaminë “Sahat” mandej në kullën e njohur “Sahat Kulla”, simbol i këtij qyteti, si dhe në Kishën e Mërisë, gjithë këto shembuj te bashkëjetesës fetare dhe ndër-komunitare.

publie le 13/07/2019

hautdepage