Sfilatë mode, organizuar nga studentët e Institutit Ndërkombëtar të Modës « Izet Curri » [fr] [mk]

Të enjten, 5 mars, ambasadori bëri hapjen e sfilatës së modës, e cila u mbajt në Muzeun e Luftës së Maqedonisë, në organizim të Institutit Ndërkombëtar të Modës « Izet Curri ». Me këtë rast, studentët e institutit, të cilët i përkasin kombësive të ndryshme, prezantuan arritjet e tyre nën vëzhgimin vigjilent të mentorit të tyre, stilistit dhe dizajnerit, z. Izet Curri, ish-bashkëpunëtor i dizajnerëve dhe stilistëve prestigjiozë parisianë.

Ky institut, i mbështetur nga Instituti Francez në Shkup, trajnon profesionistë të shumëkërkuar të modës. Çdo vit, studentët e këtij instituti, kanë mundësinë të realizojnë qëndrim të shkurtër studimi në Paris.

publie le 09/03/2020

hautdepage