Shënimi i 20 vjetorit të krijimit të Shkollës Ndërkombëtare Franceze në Shkup-EFIS [fr] [mk]

Të mërkurën, më 25 shtator, ambasadori dhe bashkëpunëtorët e tij, së bashku me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, z. Arbër Ademi, morën pjesë në shënimin dhe festimin e 20 vjetorit të krijimit të Shkollës Ndërkombëtare Franceze në Shkup (EFIS). Gjatë kësaj ceremonie, ambasadori përgëzoi institucionin, i cili, që nga themelimi i tij, ka mirëpritur në gjirin e tij më shumë se 8000 fëmijë: " në këtë shkollë hasim të gjitha aftësitë dhe njohuritë, por edhe risitë e mësuesve, prindërve dhe nxënësve.

Shfrytëzoj rastin, të përshëndes në veçanti, angazhimin e përkushtuar të profesorëve. Ky rrëfim i bukur, ka mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë franceze”. Me këtë rast, ai i ndau mirënjohje drejtorit të kompanisë NIKOB, z. Kiril Lazarov, në cilësi të mbikëqyrësit të punëve të rinovimit, si dhe i dhuroi kompjuterë dhe pajisje të tjera informatike Shkollës Ndërkombëtare Franceze në Shkup.

publie le 28/09/2019

hautdepage