Ceremoni përkujtimore me rastin e 57-vjetorit të tërmetit [fr] [mk]

Me rastin e 57 vjetorit të tërmetit, ku në mëngjesin e ditës së 26 korrikut 1963, vdiqën më shumë se 1.500 njerëz dhe rreth 80% e shtëpive u bënë të pabanueshme, sot u mbajtën një sërë manifestimesh, në përputhje me masat shëndetësore.

Ambasadori mori pjesë në ceremoninë përkujtimore, të organizuar nga qyteti i Shkupit në varret e Butelit, në prani të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësuesve të korit diplomatik, si dhe vendosi kurorë me lule në monumentin e viktimave. Katastrofa atëbotë, mobilizoi solidaritetin e Francës dhe të gjithë bashkësisë ndërkombëtare, si në shpëtim ashtu edhe në rindërtimin e qytetit.

publie le 28/07/2020

hautdepage