Shënimi i festës së Frankofonisë në Kriva Pallankë [fr] [mk]

Të martën, më 26 mars, ambasadori vizitoi komunën e Kriva Pallankës. Ai u takua me kryetarin e komunës z. Borjanço Micevski, si dhe me kryetarin e degës së VMRO-DPMNE-së, z. Anri Andonovski ( nga radhët e opozitës), në praninë e deputetes, znj. Sllagjana Mitovska. Vizita e ambasadorit përfundoi në Qendrën e Kulturës, për të marrë pjesë në manifestimin e Frankofonisë në këtë qytet.

Të martën, më 26 mars, ambasadori vizitoi komunën e Kriva Pallankës. Ai u takua me kryetarin e komunës z. Borjanço Micevski, me të cilin bisedoi për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushën e zhvillimit lokal, duke prekur edhe temën e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale. Më pas, ambasadori u takua edhe me kryetarin e degës së VMRO-DPMNE-së, z. Anri Andonovski ( nga radhët e opozitës), në praninë e znj. Sllagjana Mitovska, deputete, për të biseduar për të njëjtat tema.

Vizita e ambasadorit përfundoi në Qendrën e Kulturës, ku ai morri pjesë në një manifestim për kremtimin e Frankofonisë, organizuar nga të rinjtë e shkollave fillore «Joakim Kërçovski» dhe «Ilinden» dhe nga gjimnazi «Gjorçe Petrov», nën drejtimin e profesoreshave të tyre Elena Nikolovska Sashka Mlladenovska, Elena Georgjievska, Mimoza Ivanovska dhe Elena Filipovska, me mbështetjen e Institutit Francez në Shkup. Mbi 500 nxënës, mësimdhënës dhe prindër, me admirim, shijuan spektaklin e bukur, të shfaqur për nder të Frankofonisë.

publie le 01/04/2019

hautdepage