Të enjten, më 5 dhjetor, ambasadori, së bashku me drejtorin e kësaj shkolle, z. Hari Stojanoski, mori pjesë në spektaklin e dhënë, për nder të 55-vjetorit të ndërtimit të shkollës "Nevena Georgieva Dunja".
Me këtë rast, ai uroi profesorët dhe nxënësit, për angazhimin e tyre. Shkolla u rindërtua në vitin 1964 me ndihmën e Francës pas tërmetit, që shkatërroi pjesën më të madhe të kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut, si dhe vazhdon të ruajë traditën e mësimit të frëngjishtes me një cilësi të lartë.