Shkëmbime franko-maqedonase në fushën e mbrojtjes së vendeve të ndjeshme dhe personaliteteve të larta [fr] [mk]

Nga data 11 deri më 15 shkurt, një delegacion nga Maqedonia, nga shërbimi i mbrojtjes së personaliteteve të larta, udhëtoi për në Francë, për t’u takuar me zyrtarë francezë të shërbimit të mbrojtjes, i njohur me emërtimin "SDLP" dhe për tu njohur me mjetet e zbatuara, në kontekstin e mbrojtjes së vendeve dhe pikave të ndjeshme, si dhe personaliteteve të larta.

Me këtë rast u zhvillua një takim me drejtorin, z. Frederik Oreal, për një prezantim të sistemit francez. Delegacioni vizitoi kompanitë e specializuara në fushën e dronëve dhe kundërmasave të zbatuara, si dhe kompaninë republikane të sigurimit nr. 1, përgjegjëse, mes tjerash, për përcjelljen e eskortave të motorizuara.

publie le 18/02/2019

hautdepage