Shkëmbime me krerët e OJQ-ve: Eurothink, Instituti i Politikave Evropiane dhe Instituti për Demokraci - Societas Civilis Shkup [fr] [mk]

Të mërkurën, më 25 shtator, në kuadër të përgatitjes së një udhëtimi studimor për në Paris, të paraparë me datat 2, 3 dhe 4 tetor, krerët e tre OJQ-ve të mendimit politik: Eurothink, Instituti i Politikave Evropiane dhe Instituti për Demokraci - Societas Civilis Shkup, u pritën nga ambasadori, për të diskutuar mbi programin e takimeve të hartuara nga z. Fransua Lafon, (këshilltar francez i zëvendës-kryeministrit Bujar Osmani) me krerë të homologëve të tyre francezë (Instituti Zhan Zhore, Instituti Zhak Delor, Këshilli Evropian për Marrëdhënie me jashtë), parlamentarë dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Kjo nismë do të mundësojë shkëmbim të bisedave mbi pritjet e ndërsjella dhe për një përgatitje sa më të mirë të bashkëpunimeve të ardhshme, me qëllim përkrahjen dhe bashkëshoqërimin e zotimit të ri, të bërë publik dhe të paralajmëruar nga kryetari Makron, për angazhim në rajon dhe në Maqedoninë e Veriut.

JPEG

publie le 02/10/2019

hautdepage