Shkëmbime për rolin e mediave në fushatën dhe procesin e miratimit të ligjit për Shërbimet Audio dhe Audiovizuale [fr] [mk]

Të enjten, më 23 gusht, ambasadori u takua me ministrin pa portofol, i angazhuar për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë, z. Robert Popovski.

Gjatë këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit diskutuan për shumë çështje aktuale, duke përfshirë komunikimin dhe informimin me interes publik, në funksion dhe në perspektivë të fushatës së referendumit, të caktuar për t`u mbajtur me datën 30 shtator.

Diskutimi u përqëndrua gjithashtu edhe në lirinë e mediave dhe në procesin e miratimit të Ligjit për Shërbimet Audio dhe Audiovizuale.

Ambasadori theksoi se Franca mbështet Maqedoninë, në përpjekjet për të zbatuar prioritetet strategjike që ndërlidhen me integrimin e europian dhe atlantik të vendit, si dhe ndjek me vëmendje vazhdimin e axhendës së reformave.

publie le 30/08/2018

hautdepage