Shkëmbime shkollore mes nxënësve –gjimnazistëve të shkollave të mesme nga Dulan dhe atyre nga Kumanova [fr] [mk]

Më 13 prill, nxënësit dhe profesorët nga shkolla e mesme- gjimnazi “Goce Dellçev” nga Kumanova dhe nga gjimnazi francez “Val d`Oti” nga Dulan, u pritën në rezidencën e Francës, në prani të përgjegjësit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Komunën e Kumanovës dhe përfaqësuesve të Institutit Francez në Shkup.

Nxënësit e paraleles dygjuhëshe (bilinguale) të shkollës së mesme-gjimnazit "Goce Dellçev", nga Kumanova dhe ata të gjimnazit francez "Val d`Oti" nga Dule dhe "Bua Lo" nga Bernavil, u pranuan në rezidencën e Francës nga ambasadori, në prani edhe të z. Goran Mitevski, përgjegjës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Komunën e Kumanovës. Këto dy shkolla të mesme-gjimnaze mbajnë një bashkëpunim të frytshëm për pesë vite me radhë, nëpërmjet shkëmbimeve shkollore dhe përmes punëve në projekte të përbashkëta arsimore.

Ky bashkëpunim, i cili ka krijuar lidhje të qëndrueshme mes nxënësve dhe familjeve nikoqire, hap mundësi për të thelluar marrëdhëniet në mes të komunave të Kumanovës dhe Dulenit, të cilat marrëdhënie kjo ambasadë do t`i mbështesë vazhdimisht. Gjatë fjalimit të tij të pritjes, si nikoqir, ambasadori theksoi rolin përcaktues të profesorëve dhe përfshirjen e tyre në vazhdimin e këtij aksioni, një nismë kjo shembullore për ndërtimin e një Europe të të Rinjve. Me rastin e vizitës së tyre, nxënësit vendosën kurorë me lule në emër të kryetarit të komunës së Dulenit, në varrezat ushtarake në Manastir, në shenjë mirënjohjeje për sakrificat e ushtarëve të Armatës franceze në Frontin e Maqedonisë. Më 26 mars 1918, në Dule është vendosur krijimi i komandës së përbashkët të trupave aleate nën komandën e Foshit. Ky gjest simbolik është një mirënjohje për kontributin e ushtarëve të Frontit të Lindjes në fitoren e forcave aleate në vitin 1918.

publie le 18/04/2018

hautdepage