Shkëmbime të frytshme gjatë takimit me kryetaren e Haraçinës [fr] [mk]

Më 28 shkurt, ambasadori vizitoi Haraçinën, një komunë me shumicë shqiptare në rajonin e Shkupit. Me këtë rast ai pati takim, ku shkëmbeu qëndrime dhe mendime me kryetaren e sapozgjedhur, znj. Milikije Halimi (nga radhët e LSDM-së) dhe me këshilltarin e saj për bashkëpunim ndërkombëtar z. Nehat Ramadani, për tema të tilla si: prioritetet e ndryshme dhe projektet e zhvillimit ekonomik në komunë, veçanërisht çështja e ujit të pijshëm dhe ajo e kanalizimeve, si dhe për promovimin e femrave (grave).

Në takim u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit me Institutin Francez në Shkup, promovimin e Frankofonisë dhe vlerave të saja, mbështetjen e mësimdhënies së gjuhës frënge në shkollat lokale të Haraçinës dhe organizimin e aktiviteteve, destinuar për të rinjtë. Ambasadori ftoi bashkëbiseduesit të marrin pjesë në njohjen dhe zbulimin e aktiviteteve të Institutit Francez në Shkup në një të ardhme të afërt. Pas takimit, ambasadori vizitoi edhe xhaminë "Neda", ku u takua me imamin e kësaj xhamie, z. Shefket Bafqari, me të cilin diskutoi për çështjet që kanë të bëjnë me organizimin e kulteve , dialogun ndërfetar dhe aktivitetet e komunitetit musliman.

publie le 05/03/2018

hautdepage