Shkëmbime të frytshme në Komunën e Parisit dhe në MEPJ [fr] [mk]

Kryetari i komunës së Shkupit z. Petre Shilegov realizoi një vizitë pune në Paris më 15 dhe 16 mars, ku u takua me autoritetet kompetente franceze në fushat e zhvillimit urban dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Bisedat me nënkryetarin e komunës së Parisit, z. Kristof Najdovski, si dhe me anëtarët e grupit punues për qytet të qëndrueshëm pranë MEDEF-it (Dhoma e kompanive më të mëdha franceze) dhe me sipërmarrësit që punojnë në fushën e ndërtimit, efikasitetit të energjisë, lëvizshmërisë urbane dhe menaxhimit të mbeturinave, mundësuan krijimin e kontakteve të frytshme. Gjatë takimit në ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Francës, z. Shilegov informoi kreun e misionit për vendet e Ballkanit, z. Tomas Berten, për rritjen e aktivitetit diplomatik ndërkombëtar të qytetit të Shkupit dhe nevojën për të intensifikuar bashkëpunimin e kryeqytetit të Maqedonisë me kryeqytetet kryesore evropiane. Bashkëbiseduesit ranë dakord për të thelluar bashkëpunimin dhe për një përfshirje më të madhe të qytetit të Shkupit dhe të Maqedonisë në përgjithësi në aktivitetet e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

publie le 28/03/2018

hautdepage