Shkëmbime të frytshme për perspektivat e integrimit atlantik të vendit [fr] [mk]

Më 28 dhe 29 mars, koordinatori i qeverisë, përgjegjës për anëtarësimin në NATO, z. Stevo Pendarovski, realizoi një vizitë pune në Paris.

JPEG

Më 28 dhe 29 mars, koordinatori i qeverisë, përgjegjës për anëtarësimin në NATO, z. Stevo Pendarovski, realizoi një vizitë pune në Paris.

JPEG

Me këtë rast, ai pati takime me drejtoreshën e Europës kontinentale, znj. Florans Manzhë në Quai d’Orsay (Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës), me nënkryetaren e grupit të miqësisë Francë-Maqedoni, znj. Lilijana Tangi dhe me deputetët në Senat, anëtarë të grupit të miqësisë Francë-Ballkani Perëndimor. Ai poashtu vizitoi edhe Shtabin e Forcave të Armatosura, ku u takua me zëvendësshefin e Shtabit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, gjeneral-majorin e forcave ajrore, Filip Montokio. Z. Pendarovski informoi bashkëbiseduesit e tij për situatën aktuale në Maqedoni, si dhe shkëmbeu mendime me ta gjatë bisedimeve të frytshme mbi perspektivat e bashkëpunimit, si dhe integrimin atlantik të vendit.

publie le 30/04/2018

hautdepage