Shkolla Ndërkombëtare Franceze në Shkup përkujton 100 vjetorin e Armëpushimit [fr] [mk]

Nxënësit e Shkollës Ndërkombëtare Franceze në Shkup “EFIS”, i prezantuan ambasadorit dosjen e tyre projektuese, të titulluar "Rreth Luftës së Madhe (LPB-së)", e realizuar me rastin e shënimit të Njëqindvjetorit të Armëpushimit, si dhe aktivitetet e tyre rreth shënimit të këtij përvjetori.

Ky takim, ishte një rast i mirë, për parashtrimin e shumë pyetjeve dhe reflektimeve mbi Luftën e Parë Botërore, Maqedoninë dhe Francën gjatë kësaj periudhe, por edhe për mësimet që duhen nxjerrë për ndërtimin evropian dhe paqen botërore.

publie le 03/12/2018

hautdepage