Shpresa e një emri për Maqedoninë [fr] [mk]

Ministri i Punëve të Jashtme z. Nikolla Dimitrov, flet për negociatat me Greqinë, për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit të Maqedonisë / ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Të enjten, më 12 prill, në Ohër, u mbajt një takim i ri me homologun e tij grek. Gjeni këtu në tërësi intervistën e tij, dhënë për gazetën e përditshme "La Croix" (La Krua, shqip Kryqi), me rastin e vizitës së tij në Paris:

INTERVISTE - Nikola Dimitrov, Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, flet për negociatat me Greqinë, të udhëhequra nga koalicioni i kryesuar nga kryeministri social-demokrat Zoran Zaev, me qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit të Maqedonisë, e cila edhe më tej quhet Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (FYROM).
Ndërkohë, një takim i ri u zhvillua të enjten, më 12 prill, në Ohër, nën kujdesin e OKB-së.

JPEG

La Krua: Vendi juaj ende quhet përkohësisht ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (IRJM). A është e mundur zgjidhja e kësaj mosmarrëveshjeje që lidhet me emrin, e cila daton më se çerek shekulli?
Nikolla Dimitrov:
Po përpiqemi të dalim nga hendeku, ku kemi mbetur për më shumë se njëzet vjet. Dy vende europiane të cilat ndajnë një zonë gjeografike duhet të jenë në gjendje të gjejnë një mënyrë të ndershme për të dalluar vendin tonë nga rajoni i Maqedonisë në Greqi, pa e cenuar identitetin dhe dinjitetin e popullit maqedonas. Në një skenar ideal, ne mund ta arrijmë këtë në dy ose tre muajt e ardhshëm. Urgjenca e zgjidhjes së kësaj çështje është e diktuar nga treni europian, samiti i Ballkanit, që do të mbahet në Sofje në muajin maj, pesëmbëdhjetë vjet pas atij në Selanik. Por gjithashtu edhe nga afati i zgjedhjeve: në vitin 2019, do të mbahen zgjedhjet presidenciale në Maqedoni dhe zgjedhjet parlamentare në Greqi. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm ndaj opinionit publik në Maqedoni dhe Greqi. Edhe pse të dy vendet tona kanë pozicione të ndryshme, nganjëherë gjendemi në anën e njëjtë si forca politike, të përcaktuar për të gjetur një kompromis, që do të thotë forca që shikojnë drejt së ardhmes, por që bien ndesh me forcat e së kaluarës, me nacionalizmin.

La Krua: Çfarë planifikoni të bëni me statujat e shumta nacionaliste të ngritura në Shkup?
Nikolla Dimitrov:
Kjo çështja e pafundme për emrin arriti të na joshë. Pamja e kthyer në mënyrë obsesive drejt kohërave të lashta nuk është e shëndetshme. Duke i qëndruar prapa miteve, ne po humbasim brezat e rinj. Ministria e Kulturës është përgjegjëse për të vendosur për fatin e projektit "Shkupi 2014" [projekti i madh arkitektonik për antikuizmin, i shumicës së mëparshme nacionaliste]. Unë personalisht do të sugjeroja mbajtjen e një konkursi artistik botëror, për t’i dhënë kuptim këtij kaosi në qytet. Pas një debati publik, rishtazi, e ndryshuam emrin e aeroportit, të cilin e quajtëm Aeroporti i Shkupit (pra, ndryshuam emrin e mëhershëm Aleksandri i Madh, emër ky që shkaktonte pakënaqësi te pala greke).

La Krua: Cilat janë perspektivat për integrimin në Bashkimin Evropian?
Nikolla Dimitrov:
Presidenca bullgare është një mundësi e shkëlqyer që BE –ja të kthehet kah Ballkani. Rruga do të jetë e gjatë. Por, nëse nuk mund ta sjellim Europën në Maqedoni dhe të vendosim rregulla, drejtësi dhe rend, atëherë brezat e rinj do të vazhdojnë të largohen nga vendi, siç edhe është rasti në rajonin e Ballkanit, për shkak të mungesës së shpresës . Për fat të mirë, ka nga ata që edhe po kthehen.

La Krua: Siç është rasti me Ju?
Nikolla Dimitrov:
U ktheva nga Holanda në shtator të vitit 2016. Gjatë krizës politike [2014-2017], isha një nga lajmëtarët (kasnecët) e "revolucionit laraman" në favor të ndryshimeve. Si qytetar dhe personalitet civil, i`u bashkangjita qeverisë. Kjo lëvizje vazhdon të veprojë edhe më tej. Toleranca për abuzime është bërë shumë e ulët. Anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, të cilët kishin abuzuar me pozitën e tyre, u detyruan të jepnin dorëheqje në muajin dhjetor. Ndryshimi i politikës së vjetër është një çështje kyçe dhe vendimtare për këtë qeveri, të formuar pikërisht gjatë një krize të madhe të përgjegjësisë.

La Krua: A janë bashkuar vendet e juaja partnere nga ish-Jugosllavia?
Nikolla Dimitrov:
Ka ardhur koha që rajoni ynë i Ballkanit të lë pas grindjet dhe sherret– se cili popull është më i vjetër, se cili ka sakrifikuar më së shumti duke dhënë më së shumti viktima - dhe t`i përveshë mëngët për të investuar në fushën e ekonomisë, arsimit dhe shëndetësisë.
Në muajin gusht të vitit të kaluar, kemi nënshkruar një traktat (marrëveshje) të miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit me Bullgarinë, e cila tashmë ka dhënë fryte dhe rezultate në fushën e turizmit, tregtisë dhe investimeve. Në dhjetor, kemi mbajtur seancën e parë të përbashkët qeveritare me Shqipërinë fqinje që nga viti 1991! Unë nuk dua të ngjaj pretencioz, por energjia e re po shfaqet në rajon dhe kjo dinamikë pjesërisht është e nxitur nga Maqedonia.

publie le 15/04/2018

hautdepage