Synimet e Parisit shkojnë drejt asaj që të kemi sukses së bashku [fr] [mk]

"Synimet e Parisit janë që të kemi sukses së bashku," theksoi ambasadori: bëhet fjalë për " shfrytëzimin e një mundësie historike, për një proces të ri të bazuar në realitete dhe duke shmangur ngecjet, që u hasën në vendet e tjera, siç është dekurajimi i opinionit publik përballë proceseve të pafund dhe pa rezultate të dukshme në terren ", gjatë fjalimit të tij në Kuvend, të martën, më 26 nëntor, para anëtarëve të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane, në një seancë kushtuar non-pejperit francez, në lidhje me zgjerimin e BE-së.

Reformat në sistemin gjyqësor dhe sundimi i ligjit janë ndër prioritetet më të theksuara, sipas parimeve të përcaktuara në non-pejperin francez. Ambasadori vuri theksin në rëndësinë, që Franca dhe vendet e tjera anëtare i japin trajtimit efektiv të rasteve të lëna nga Prokuroria Speciale, si shenja të vullnetit të mirëfilltë të drejtuesve politikë, kundër pandëshkueshmërisë dhe korrupsionit.

publie le 30/11/2019

hautdepage