Takim i ministrave të jashtëm të shteteve të NATO-s [fr] [mk]

Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme i Francës, z. Zhan- Iv Lë Drian, mori pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të shteteve të NATO-s, i cili u mbajt në Bruksel.

Me këtë rast, ai u takua me ministrin për punë të jashtme të Maqedonisë z. Nikola Dimitrov. Z. Lë Drian përsëriti mbështetjen e plotë franceze për hyrjen në fuqi të marrëveshjes së Prespës, e nënshkruar më 17 qershor, midis Athinës dhe Shkupit, si dhe për pranimin e vendit në NATO. Ministrat shtjelluan gjithashtu edhe perspektivën evropiane dhe zhvillimin e marrëdhënieve tona bilaterale, që reflektohet qartazi, në veçanti nga ndërhyrja e ardhshme e Agjencisë Franceze për Zhvillim në vendet e Ballkanit Perëndimor.

publie le 06/12/2018

hautdepage