Takim i z. Nikolla Dimitrov, ministër për Punë të Jashtme me konsujt e 7 shteteve [fr] [mk]

Të dielën, më 23 shtator, ministri i Punëve të Jashtme z. Nikola Dimitrov, u takua, me konsujt e 7 shteteve, me seli në Manastir.

Me këtë rast, konsulli jonë i Nderit znj. Kaliopa Stilinoviç-Krivashija, i prezantoi ministrit aktivitetet e saj, të cilat gjatë gjithë vitit vënë në pah dhe rrënjosin praninë e ambasadës në qytetin e dytë të vendit, duke përfshirë edhe përkujtimin e Njëqindvjetorit të fundit të Luftës së Parë Botërore, 25-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve tona diplomatike dhe 50-të vjetorin e binjakëzimit në mes të Manastirit dhe Epinalit, me një sërë shkëmbimesh mes dy qyteteve.

Ky vit u shënua edhe me hapjen e muzeut të ri në varrezën e ushtarëve francezë, ku u vendos edhe një pllakë përkujtimore në shtator, me të cilën përkujtohet beteja e Fushëmirit (Dobro Polje) dhe thyerja (depërtimi) i frontit nga Armata e Lindjes, gjë që kontribuoi përfundimisht në fitoren e Forcave Aleate. Ky përkujtim bën pjesë në axhendën e Maqedonisë të Vitit Evropian të Trashëgimisë.

publie le 26/09/2018

hautdepage