Takim me Alen Lakabarats, dekan i mësimdhënies në Shkollën Kombëtare të Magjistraturës [fr] [mk]

Presidenti Lakabarats, anëtar i Këshillit Kombëtar të Magjistraturës, u prit në Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve, në kuadër të programit të këmbimeve tona me këtë partner kyç të bashkëpunimit tonë me Maqedoninë, e gjithë kjo në favor të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.

Me këtë rast, ai u takua me zyrtarët gjyqësorë nga Maqedonia, duke përfshirë presidentët e Gjykatës Supreme dhe Gjykatës Kushtetuese, dhe bisedoi me ta pas një leksioni (ligjërate) mbi përvojën franceze në çështjet që lidhen me pavarësinë e gjykatësve dhe prokurorëve publikë. Ky trajnim është pjesë e bashkëpunimit të frytshëm me Shkollën Kombëtare të Magjistraturës, që filloi në vitin 2006, me qëllim pasurimin e reflektimeve dhe praktikave në aspekte të ndryshme të profesionit të gjykatësit.

publie le 03/04/2018

hautdepage