Takim me Avokatin e Shtetit, z. Fehmi Stafa [fr] [mk]

Të premten, më 5 prill, ambasadori u takua me avokatin e shtetit, z. Fehmi Stafa. Në takim u bisedua për situatën aktuale në lidhje me çështjet e kontesteve ekzistuese mbi pronat dhe interesat e shtetit, e të cilat z. Stafa është përgjegjës që t`i ndjek në të mirë të interesit të përgjithshëm dhe atij të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

JPEG

Ambasadori e vlerësoi me interes vullnetin e shprehur, për të përshpejtuar zgjidhjen e kontesteve dhe për të përparuar, pavarësisht nga të gjitha presionet, drejt sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës, kundër interesave të fituara pa arsyetim, si një përparësi në rrugën drejt integrimit evropian. Të dy bashkëbiseduesit trajtuan gjithashtu edhe mundësitë për bashkëpunim bilateral me këtë institucion, i cili meriton mbështetje të veçantë.

publie le 15/04/2019

hautdepage