Takim me Avokatin e ri të Shtetit, z. Fehmi Stafa [fr] [mk]

Të premten, më 26 tetor, ambasadori u takua me z. Fehmi Stafa, i emëruar rishtazi në pozitën e Avokatit të Shtetit, nga qeveria e Maqedonisë.

Z. Stafa e njoftoi ambasadorin për shumë çështje të rëndësishme kontestuese gjyqësore, që ekzistojnë në lidhje me pronat dhe interesat e shtetit, për të cilat ai është përgjegjës dhe i ngarkuar që t`i ndjek, në të mirë të interesit të përgjithshëm dhe të atij të qytetarëve, për çështjet që janë nën juridiksionin e tij. Ambasadori e kundroi me interes vullnetin e shprehur, për të përshpejtuar zgjidhjen e çështjeve kontestuese gjyqësore dhe për të përparuar drejt sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës, si një përparësi në rrugën drejt integrimit evropian. Ai e mirëpriti vullnetin, gadishmërinë dhe dëshirën, për një bashkëpunim dypalësh dhe evropian nga ana e këtij institucioni, i cili meriton një mbështetje të veçantë.

publie le 29/10/2018

hautdepage