Takim me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) [fr] [mk]

Më 16 gusht, ambasadori u takua me z. Naser Selmani, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), i cili e informoi atë rreth shqetësimeve të shoqatës lidhur me zhvillimet e fundit legjislative në lidhje me financimin e mediave, sidomos në lidhje me fushatën e referendumit të planifikuar për në 30 shtator.

Ambasadori theksoi rëndësinë që ka për Francën vazhdimi dhe konsolidimi i reformave, të nisuraqë nga viti 2016, që synojnë transparencën dhe barazinë e mediave para financimit të mundshëm publik.

Ai përmendi angazhimet e rëndësishme të bëra në këtë fushë nga qeveria aktuale, që monitorohet nga afër nga kjo ambasadë, si një element thelbësor i rrugës së Maqedonisë drejt integrimit europian.

publie le 17/08/2018

hautdepage