Takim me Tomislav Tuntev [fr] [mk]

Тë martën, më 22 maj, аmbasadori u takua me z. Tomislav Tuntev, koordinator i grupit parlamentar të deputetëve të LSDM-së.

Ata diskutuan mbi çështjet e debateve parlamentare në vijim e sipër, përfshirë këtu edhe dialogun "Zhan Mone", të mbajtur në Ohër, në fund të javës së kaluar. Z. Tuntev e informoi ambasadorin për progresin e bërë në miratimin e Kodit të Etikës (Kodeksit të sjelljes), si dhe për gatishmërinë e të gjithë grupeve parlamentare për të punuar në ndryshimet e cilësisë së Rregullores së Punës së Parlamentit të Maqedonisë

Ambasadori shprehu mbështetjen e tij për punën parlamentare të të gjitha partive, si dhe për dialogun "Zhan Mone", duke theksuar nevojën për një konsensus të gjerë rreth proceseve kryesore kyçe për përparimin e vendit drejt integrimit evropian.

publie le 25/05/2018

hautdepage