Takim me Ziadin Selën [fr] [mk]

Të mërkurën, më 6 shkurt, ambasadori u takua me z. Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët dhe me z. Elmi Aziri, nënkryetar i kësaj partie.

Ata diskutuan për situatën politike në vend dhe në rajon, pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës, për të cilën ambasadori vlerësoi dhe përshëndeti kontributin e tyre, mandej për zgjedhjet presidenciale, si një etapë e re demokratike në rrugën e integrimit evropian, si dhe tema që lidhen me zbatimin e reformave, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, vendosjen e shtetit të së drejtës dhe stabilitetin rajonal.

publie le 12/02/2019

hautdepage