Takim me avokatin e shtetit [fr] [mk]

Të mërkurën, më 7 gusht, ambasadori qëndroi në Avokaturën Shtetërore, me ç ‘rast realizoi një takim me avokatin e shtetit, z. Fehmi Stafa dhe më bashkëpunëtorët e tij. Ky takim ishte një rast i mirë për ambasadorin, për të ngritur dhe shtjelluar një sërë problemesh aktuale, lidhur me çështjet e korrupsionit dhe sfidat me të cilat përballet ky institucion, në lidhje me çështjet e kontesteve gjyqësore ekzistuese për pronat dhe interesat e shtetit, për të cilat ky institucion, është përgjegjës që t’i mbrojë, në të mirë të interesit të përgjithshëm.

Ambasadori përgëzoi dhe inkurajoi anëtarët e këtij institucioni, me qëllim të përparimit të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës, si një përparësi në rrugën drejt integrimit evropian. Bashkëbiseduesit shprehën dëshirën e tyre për një bashkëpunim dypalësh brenda një kornizë rajonale dhe evropiane.

publie le 12/08/2019

hautdepage