Takim me delegacionin e Zyrës Ndërkombëtare për Migracionin [fr] [mk]

Më 25 qershor 2019, ambasadori, i shoqëruar nga atasheu për Siguri të Brendshme dhe Oficeri Ndërlidhës, priti një delegacion nga Zyra Ndërkombëtare për Migracionin, e udhëhequr nga përfaqësuesja e saj në Maqedoninë e Veriut, znj. Sonja Bozhinovska.

Me këtë rast, atij iu prezantua aktiviteti i kësaj strukture të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut dhe bashkëpunimi i mundshëm dypalësh me Ambasadën e Francës. Zyra Ndërkombëtare për Migracionin është e fokusuar në menaxhimin human dhe të duhur të migracionit. Për këtë qëllim, ajo kontribuon në kërkimin e zgjidhjeve praktike për problemet e migracionit, ofron ndihma humanitare për emigrantët, të cilët kanë nevojë, përfshirë këtu refugjatët, personat e zhvendosur brenda një vendi, si dhe i kushton rëndësi promovimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, në çështjet që lidhen me migracionin.

JPEG

publie le 28/06/2019

hautdepage