Takim me drejtoreshën e Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve, znj. Natasha Gaber-Damjanovska [fr] [mk]

Në vazhdën e bashkëpunimit tonë dypalësh me Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve, ambasadori u takua me drejtoreshën e këtij institucioni, znj. Natasha Gaber-Damjanovska, për të vënë në pah se bashkëpunimi midis Shkollës Kombëtare të Magjistraturës dhe Akademisë duhet të vazhdojë edhe më tej.

Ai u informua për mbarëvajtjen e provimeve pranuese dhe atyre mbaruese, të organizuara nga Akademia dhe rikujtoi rolin thelbësor, që duhet ta luajë Akademia, në drejtim të rikthimit të besimit në sistemin e drejtësisë së vendit dhe vendosjen e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës, një kusht thelbësor për vazhdimin e integrimit të tij evropian. Për të mbështetur këtë proces, gjyqtarët e Maqedonisë së Veriut, do të përfitojnë nga trajnimet e vazhdueshme në Francë, ndërsa Shkolla Kombëtare e Magjistraturës do të dërgojë në Akademi, në fillim të vitit 2020, një mision ekspertize dhe këshillëdhënëse.

JPEG

publie le 02/10/2019

hautdepage