Takim me drejtoreshën e Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë në Ministrinë e Kulturës, znj. Eleonora Petrova [fr] [mk]

Ambasadori, i shoqëruar nga këshilltari për kulturë, u takua me znj. Eleonora Petrova, drejtoreshë e Drejtorisë së Trashëgimisë në Ministrinë e Kulturës. Me këtë rast, ambasadori falënderoi znj. Petrova për dërgimin e shumë mesazheve ngushëlluese, që pala maqedonase shprehu pas zjarrit që kaploi katedralen Notre-Dame (shq. Katedralja e Shën Mërisë) në Paris.

Takimi u përqëndrua gjithashtu edhe në një ringjallje të mundshme të bashkëpunimit në fushën e arkeologjisë dhe ekspozitave, me rastin e vizitës në muajin maj të znj. Rafael Ziade, kuratore e muzeut “Pëtit Pale” në Paris, e specializuar në artin bizantin.

JPEG

publie le 24/04/2019

hautdepage