Takim me drejtoreshën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, znj. Biljana Ivanovska [fr] [mk]

Të hënën, më 27 maj, ambasadori u takua me drejtoreshën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, znj. Biljana Ivanovska dhe me shumicën e anëtarëve të Komisionit. Gjatë bisedës se zhvilluar, drejtoresha e njoftoi ambasadorin për funksionimin e institucionit dhe metodat e tij për trajtimin e rasteve të ndryshme të korrupsionit, shpërdorimin e pushtetit ose konfliktet e interesit.

Me këtë rast, bashkëbiseduesit diskutuan edhe për mundësinë e vendosjes së bashkëpunimit me Agjencinë Franceze, e ngarkuar në luftën kundër korrupsionit, nëpërmjet shkëmbimit të praktikave të mira me ekspertët francezë.

publie le 01/06/2019

hautdepage