Takim me drejtoreshën e re të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve (Shkollës së Magjistraturës) [fr] [mk]

Ambasadori, i shoqëruar nga atasheu për bashkëpunim, u takua me drejtoreshën e re të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve (Shkollës së Magjistraturës), znj. Gaber-Damjanovska.

Ai ritheksoi pritjet tona, që reformat e nevojshme, veçanërisht në fushën kyçe të drejtësisë, duhet të shkojnë krah për krah dhe paralelisht me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, me qëllim që t`u mundësojnë vendeve anëtare, të marrin në konsideratë hapjen e negociatave për pranim.

Diskutimet u përqendruan në reformat, që aktualisht janë duke u realizuar dhe janë planifikuar në kuadër të Akademisë, me synim punësimin dhe trajnimin e kuadrove të aftë, për një drejtësi kompetente dhe të paanshme, si dhe në mbështetjen, që do të ofrojë Franca në vazhdimësinë e marrëdhënieve të vendosura me Shkollën Kombëtare të Magjistraturës (ENM).

Ambasadori i dorëzoi drejtoreshës raportin tejet pozitiv, të përgatitur nga ENM (Shkolla Kombëtare e Magjistraturës), me kërkesë të Ambasadës së Francës, me rastin e dhjetë vjetorit të bashkëpunimit tonë.

publie le 22/01/2019

hautdepage